Kategoria Superiore

Laçi ndal Kukësin, por Musta i ngrin “buzëqeshjen” Starovës

Pas 2 fitoreve, Kukësi i Shpëtim Duros ndalet në javën e 3-të të kampionatit në një barazim 1-1 ndaj Laçit në Loro Boriçi. Skuadra e Sulejman Starovës mori pikën e parë në këtë kampionat por ashtu si Kukësi edhe Laçi nuk u kënaq aspak me rezultatin pasi i shkoi shumë afër fitores. Pas një pjese të parë deri diku të barabartë me raste sporadike nga të dyja skuadrat, Laçi arriti të zhbllokonte shifrat me njeriun e vetëm që shënon për kurbinasit në këtë sezon sulmuesin Kyrian Nëabueze. Në minutën e 51-të nigeriani me pasaportë amerikane, la të shtangur portierin e Kukësit Avdyli me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Ky rezultat nuk i shkonte aspak për shtat Kukësit të Duros që u hodh i gjithi në sulm në kërkim të golit të barazimit. Shkurtaj humbi menjëherë një rast të artë me një goditje të gabuar me kokë, por përpjekjet e verilindorëve nuk u ndalën deri në minutën e 87-të, kur njeriu i momentit te Kukësi në këtë fillim sezoni, Emiliano Musta shënoi me një tentativë nga distanca golin e barazimit. Me pikën e marrë Kukësi barazoi Tiranën dhe Teutën në kuotën e 7 të tillave, ndërkohë që Laçi iu largua disi fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency