Kategoria Superiore

Laçi në origjinë, në “fortesën” e tij i mposht të gjithë

Më në fund Laçi është rikthyer skuadra që të gjithë njohim, ekipi që befasoi në startin e këtij edicioni nën drejtimin e Artan Mërgjyshit. Ulja në stol e një eksperti si Sulejman Starova ka rikthyer ekuilibrat në skuadër, që jo vetëm mbrohet mirë, por edhe sulmon duke shënuar gola me bollëk. 8 gola në 3 sfidat e fundit janë treguesi më i qartë për kurbinasit që, pas eliminimit nga Kupa, shohin se zona europiane mund të arrihet nëpërmjet kampionatit.

Megjithatë, ajo që vihet re është se Laçi është rikthyer ajo skuadra e fortë që nuk fal në shtëpi. Në 5 ndeshjet e fundit janë 4 fitore dhe një barazim, një ecuri që nuk e njihte nga fundi i edicionit të kaluar. Fitoret ndaj Bylisit në Kupë dhe me Partizanin në kampionat u ndërprenë nga barazimi pa gola me Flamurtarin, që pasoi dy fitoret ndaj Tiranës në Kupë dhe Teutës në kampionat.

3 rezultatet e fundit kanë ardhur nën drejtimin e Sulejman Starovës, që, përveçse ka ruajtur aspektin mbrojtës të ekipit, ka përmirësuar shumë atë sulmues. Në këto 5 javë nuk ka asnjë gol të pësuar, ndërkohë që janë shënuar edhe 12 gola, me një mesatare 2.4 gola për ndeshje. Këta janë treguesit e një skuadre që rikthehet të jetë e frikshme në shtëpi, duke kthyer stadiumin e Laçi në një fortesë.

Përballë Kukësit, misioni është i njëjtë: të vazhdohet me të njëjtin ritëm, me fitore dhe gola të shumtë, që në fund mund t’i sigurojnë dhe pjesëmarrjen në Europa League. Objektivi i klubit kalon nga ndeshjet shtëpiake, edhe pse konfirmohet nga transfertat.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency