Kategoria Superiore

Laçi në shtegtim, midis Elbasanit dhe Shkodrës!

Në momentin më të mirë të të gjithë historisë së klubit Laçi duhet të shtegtojë. Kurbinasit kanë nisur punimet në fushën e stadiumit të tyre, dhe për dy muajt e ardhshëm skuadra e Artan Mërgjyshit duhet të bëjë llogaritë me sfidat në transfertë, pasi ndeshjet shtëpiake duhet t’i luajë diku gjetkë. Presidenti i Laçit Pashk Laska, i cili njihet si një njeri i përkushtuar kundrejt terrenit të lojës, jo vetëm që ka nisur punimet për të sjellë tapetin e gjelbër në kushtet ideale, por po mendon t’i japë skuadrës një shtëpi provizore të nivelit më të lartë. Ende nuk është zyrtare por Laçi mund të luajë ndeshjet shtëpiake në dy stadiumet më të mira të vendit, Elbasan Arena ose Loro Boriçi. Drejtuesit e klubit kanë vendosur që skuadrës, e cila prej vitesh ka krijuar fizionomi loje në të cilën i duhet një terren i mirë, t’i krijojnë kushtet më komode të mundshme. Pengesa e vetme për të vendosur përfundimisht se ku do të luhen sfidat shtëpiake janë dy. Së pari është Kukësi, skuadra e cila e ka nisur këtë sezon larg Zeqir Ymerit që nuk plotësonte kriteret e licensimit, dhe që nga starti i kampionatit shtëpinë e saj ka patur pikërisht këto dy stadiume. Pengesa e dytë është edhe kombëtarja, pasi në muajin nëntor do të luajë dy ndeshje radhazi në shtëpi, me Skocinë në Loro Boriçi dhe Uellsin në Elbasan arena. Në këtë mënyrë të dyja stadiumet duhet të jenë në gjendjen optimale, çka mund të penalizojë si Kukësin ashtu edhe Laçin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency