Kategoria Superiore

Laçi, paradoksi i një sezoni!

Laçi i sezoneve të fundit është treguar një skuadër e fortë, që kulmin e ka patur pikërisht në sprintin final, ose më saktë pas pushimeve të fundvitit. Këtë edicion tradita është prishur, pasi kurbinasit e nisën me gazin në maksimum duke krijuar idenë e një skuadre me shumë pretendime. Javët e para kanë treguar në fushë një ekip të vendosur mirë, shumë të organizuar dhe që befasoi me rezultatetet. Bardhezinjtë ishin në kontakt me kreun, teksa në javën e dytë mbanin vendin e dytë në renditje ndërkohë që në javën e 9-të ishin në vendin e 3-të, pozicion që ndezi ëndrrat për të sulmuar titullin. Megjithatë lartësia u duk se nuk i bëri mirë Laçit, që pas humbjeve të para largoi trajnerin Artan Mërgjyshi për të nisur dhe ulje ngritjet e sezonit. Që nga ndryshimi i parë në stol finalistët e Kupës në edicionin e kaluar nuk mundën të ngriheshin në nivelin e pritur, pavarësisht se u provuan dy trajnerë të tjerë. Skuadra jo vetëm që rrëshkiti në renditje por dalëngadalë humbi dhe shkëlqimin në fushë e lojës, pasi në shumë takime regjistronte vetëm një gjuajtje në portën e kundërshtarit. Një paradoks po ta krahasosh me Laçin e fazës së parë, që merrte pikë me barazimet në transfertat ndaj Kukësit dhe Skënderbeut, si dhe fitoren ndaj Tiranës, pa harruar barazimin në shtëpi me Partizanin. Tashmë në drejtim është një specialist i kampionatit si Sulejman Starova që duhet të rikthejë Laçin në zonën europiane, por edhe në lojën e bukur atë që bardhezinjtë kanë treguar në edcionet e fundit.

 

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency