Laçi zyrtarizon një sulmues, akord me ish-lojtarin e Skënderbeut
Laçi ka kryer goditjen e parë në këtë dritare të merkatos së janarit. Kurbinasit kanë zyrtarizuar marrëveshjen me lojtarin Adeleke Akinyemi. Ky i fundit është 23-vjeç dhe mbulon rolin e sulmuesit, teksa nuk është një emër i panjohur për futbollin shqiptar. Kjo për arsye se në sezonin 2015-16, nigeriani ka qenë pjesë e organikës së Skënderbeut, por pa lënë shumë gjurmë te korçarët edhe për shkak të moshës së re.
Së fundmi, sulmuesi është aktivizuar në Norvegji me skuadrën e Start, ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe me Renovën, Trepçe ’89 apo edhe me Ventspils ndërsa tashmë do të kërkojë të bëjë karrierë me Laçin e Mirel Josës.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Kurbinasit pas një starti të dobët të kampionatit, me uljen në stol të Josës u rikthyen në versionin e tyre më të mirë dhe tashmë konsiderohen si një nga skuadrat pretendente për triumfin final, teksa aktualisht renditen në vendin e tretë me 27 pikë të grumbulluara, gjashtë më pak se Tirana kryesuese.




