Itali

Lajm fantastik për Piolin, rikuperon një titullar para ndeshjes me Juven

Dëmtimet janë kthyer në diçka të zakonshme për Milanin, me Stefano Piolin që nuk e ka parë asnjëherë organikën të plotë në dispozicion dhe aktualisht kuqezinjtë numërojnë një numër të konsiderueshëm lojtarësh të padisponueshëm.

Një nga më të rëndësishmit është padyshim Theo Hernandez, që mungoi ndaj Empolit dhe nuk ka udhëtuar me skuadrën as në Londër për sfidën ndaj Chelseat në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë sipas raportimeve të mediave italiane, mbrojtësi francez është stërvitur rregullisht në Milano dhe duket se ka lënë pas dëmtimit, për të qenë në dispozicion të Piolit për sfidën e fundjavës ndaj Juventusit.

Gjithsesi trajneri kuqezi nuk do të ketë në dispozicion dy lojtarët e krahut të djathtë si Calabria e Florenzi, të cilët pritet të rikthehen vitin e ardhshëm, por edhe Kjaer, në mbrojtje, si dhe Saelemakers e Ibra në mesfushë e sulm.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency