Europa League

Lajm i keq nga infermieria, qendërmbrojtësi lë grumbullimin, s’do të jetë kundër Eintrachtit

Gerard Pique përfundimisht nuk do të mund të japë kontribut në ndeshjen me Eintrachtin e Frankfurtit, në “Camp Nou”. Qendërmbrojtësi, i cili në ndeshjen e parë shtatë ditëve pësoi një dëmtim të aduktorit të kofshës së majtë, mungoi ndaj Levantes dhe dje u fut në listë, por stafi mjekësor vendosi që Pique të mos grumbullohet, pasi nuk është shëruar plotësisht dhe mund të rrezikojë një dëmtim më të rëndë. Ai ka lënë grumbullimin dhe pritet të ribashkohet me skuadrën pas ndeshjes, për të qenë i gatshëm për sfidën me Cadizin, të hënën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency