Lajm i keq për Allegrin, ndalet për tre javë futbollisti i ardhur në janar
Denis Zakaria u përshtat më së miri në formacionin e Juventusit të Allegrit, por një dëmtim i pësuar në ndeshjen ndaj Empolit do ta mbajë larg fushave të lojës për të paktën 20 ditë.
Kështu thuhet në komunikatën e klubit bardhezi, që zbulon se ekzaminimet mjekësore kanë nxjerrë në pah një tërheqje të gradës së ulët në muskujt e kofshës së majtë dhe gjendja do të rivlerësohet vetëm pas 15 marsit.
Në këtë mënyrë, Zakaria nuk do të jetë në dispozicion të Allegrit për sfidën e Kupës së Italisë ndaj Fiorentinës, e planifikuar për këtë të mërkurë, që do të transmetohet në SuperSport 2.
Gjithashtu zvicerani do të humbë edhe dy ndeshje kampionati, ashtu si sfidën e kthimit të Ligës së Kampionëve ndaj Villarealit, duke shtuar shqetësimin te trajneri Massimiliano Allegri.
Sa e njihni La Ligën?
Testoni njohuritë tuaja mbi kampionatin spanjoll...



