Champions League

Lajm i keq për Bayern, Kimmich dhe Muller humbasin ndeshjen e Champions League të martën

Joshua Kimmich dhe Thomas Muller rezultuan pozitivë për koronavirus këtë të shtunë. Në një deklaratë për mediet Bayern Munich bën me dije se të dy lojtarët janë asimptomatikë dhe në gjendje të mirë shëndetësore.

Megjithatë ata do të izolohen dhe me shumë mundësi do të mungojnë në ndeshjen e Champions League ndaj Viktoria Plzen të martën në orën 18:45, e cila do të luhet në ‘Allianz Arena”.

Si Kimmich ashtu edhe Muller luajtën plot 90 minuta në fitoren 4-0 të Bayernit ndaj Bayer Leverkusen në Bundesliga të premten. Madje Muller shënoi golin e fundit të ndeshjes.

Ndërsa me skuadrën u bashkuan Manuel Neuer dhe Leon Goretzka, të cilët sapo e kaluan Covid-19, të cilin zbuluan se e kishin gjatë grumbullimit me Gjermaninë, ndaj dhe u desh të largoheshin dhe nuk mundën të luanin kundër Hungarisë (humbja 0-1) dhe Anglisë. (3-3). Ter Stegen e zëvendësoi portierin në të dyja ndeshjet.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency