Lajm i keq për tifozët e Bayern, Neuer jashtë fushave për disa javë
Skuadra e Bayern Munich do duhet të bëjë pa kapitenin e saj për disa javë. Manuel Neuer iu nënshtrua një operacioni në gjurin e tij të djathtë, i cili përfundoi me sukses, këtë të dielë.
Nga klubi bavarez bëhet me dije se gardiani i portës, do duhet të të qëndrojë jashtë fushave për disa javë tashmë.
Kjo do të thotë se kampionët në fuqi të Gjermanisë do duhet të tregohen më të kujdesshëm, teksa aktualisht renditen në vend të parë të tabelës së Bundesligës me 52 pikë të grumbulluara në 21 javë.



