La Liga

Lajm i mirë për Barçën, talenti kalon dëmtimin dhe rikthehet pas 3 muajsh mungesë

Ansu Fati ka kaluar një periudhë të gjatë jashtë fushës së blertë, plot tre muaj, për shkak të dëmtimeve, por tashmë sulmuesi 19-vjeçar i Barcelonës është gati të bëjë rikthimin e tij të shumëpritur, ndërsa këtë të dielë është pjesë e skuadrës së grumbulluar nga Xavi për ndeshjen me Real Mallorca-n.

Spanjolli kishte një shqetësim në muskujt e këmbës, që e penguan atë të luante për tre muajt e fundit. Sot Barcelona ka zbuluar se Fati do të jetë pjesë e skuadrës së tyre për takimin në shtëpi me Mallorca-n.

Ai luajti në vetëm 10 ndeshje në të gjitha garat sezonin e kaluar dhe shënoi pesë gola. Aktualisht Barça ka ende edhe pesë ndeshje për të luajtur për sezonin 2021-2022, me Fatin të etur për të luajtur sa më shumë minuta që të jetë e mundur.

Për herë të fundit talenti, që ka marrë numrin 10 që më parë mbahej nga Lionel Messi, luajti më 20 janar në “San Mames” kundër Athletic Bilbao, me 19-vjeçarin që qëndroi në fushë vetëm 35 minuta në atë takim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency