Kategoria Superiore

Lajm i mirë për Brdariç, drejt përfundimit shtrimi i tapetit te Reshit Rusi

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë, nuk do të mund të ankohet për kushtet e stërvitjes. Shumë shpejt terreni i fushës sportive “Reshit Rusit” do të jetë funksional, pasi ka nisur shtrimi i tapetit, proces që do të mbyllet pas disa ditësh.

Ky është një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit, që nuk do t’i shërbejë vetëm ekipit të parë, pasi aty do të stërvite dhe do të zhvillojnë ndeshjet edhe ekipet e akademisë së Vllaznisë.

Kujtojë që ekipi i Vllaznisë, në përgatijet për ndeshjet me Teutën ka qenë i detyruar që të zhvendosej në Durrës dhe Kavajë pikërisht për shkak të terrenit stërvitor. Në këtë periudhë dimri, në kulmin e shirave, në Shkodër nuk ka një fushë të përshtatshme për zhvillimin e stërvitjes në kushte normale.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency