Serie A

Lajm i mirë për Interin, Cagliari gati të blejë kartonin e Nainggolan!

Lajme të mira për drejtuesit e Interit përsa u përket futbollistëve që kanë dhënë në huazim verën e kaluar dhe nga të cilët presin të mbushin arkat gjatë kësaj vere. Sipas Corriere Dello Sport Cagliari kërkon të blejë përfundimisht kartonin e Radja Nainggolan. Klubi sard po përgatit një ofertë prej 20 deri në 25 milionë euro për të bindur zikaltërit dhe për të bërë të tyrin kartonin e mesfushorit belg. Duhet theksuar që 25 milionë euro Cagliari do t’i arkëtojë gjithashtu nga Interi për kartonin e Barella, i cili është transferuar te Interi formë huazimi për 12 milionë euro me detyrim blerjeje për 25 milionë euro të tjera. Ndërkohë përsa i përket Nainggolan që ai të firmosë një kontratë afatgjatë me Cagliarin duhet të pranojë të ulë pagën.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency