Futboll

Lajm i mirë për Panuccin, Bekim Balaj rikthehet në fushë

Një javë para grumbullimit për ndeshjet me Spanjën dhe Italinë, nga Rusia vjen një lajm i mirë për kombëtaren shqiptare. Bekim Balaj është rikthyer nga dëmtimi dhe është aktivizuar për më tepër se 10 minuta, në takimin që skuadra e tij Akhmat Grozny luajti me Rubin Kazan.

Si Balaj, edhe Roshi e nisën takimin nga stoli, ndërsa bomberi shkodran zëvendësoi në minutën e 80 mesfushorin kosovar Bernard Berisha. Pak miuta pasi Balaj u fut në fushë, ekipi i Akhmat kaloi në avantazh, pas një autogoli të shënuar nga një mbrojtës i Rubinit.

Sulmuesi shkodran vinte pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave të lojës për rreth një muaj, çka solli edhe mungesën e tij në ndeshjet e kombëtares ndaj Lihtenshtejnit dhe Maqedonisë. Balaj ka luajtur 21 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar katër gola.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency