Serie A

Lajm i mirë për Piolin, mbrojtësi brazilian mposht koronavirusin pas thuajse një muaji

Në derbi Stefano Pioli luajti pa asnjë qendërmbrojtës në pankinë, pasi të vetmit që kishte në dispozicion, ishin titullarët Kjaer e Romagnoli, megjithatë tekniku i Milanit mund të marrë frymë lirisht para ndeshjes ndaj Celtic në Ligën e Europës.

Kjo pasi braziliani Leo Duarte ka arritur të mposhtë koronavirusin dhe nga dita e nesërme mund të nisë përgatitjet me ekipin. Lajmi ne ka dhënë vetë klubi i Milanit, që thekson se testi i fundit i Duarte ka rezultuar negativ dhe futbollisti do të jetë në dispozicion të Piolit për sfidën e të enjtes.

Mbrojtësi brazilian rezulton i prekur nga koronavirusi që prej 23 shtatorit dhe për t’u shëruar iu deshën afërsisht një muaj, ndërsa tani te kuqezinjtë ka mbetur në karantinë vetëm mbrojtësi i ri Matteo Gabbia, që vështirë se mund të kthehet edhe për ndeshjet e fundjavës.

Mbrojtësi 24-vjeçar Leo Duarte iu bashkua Milanit verën e kaluar, pasi kuqezinjtë paguan 10 milionë euro në arkat e Flamengos, ndërsa këtë sezon ka luajtur vetëm 20 minuta në ndeshjen e javës së parë ndaj Bolognës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency