Lajm i mirë për Tiranën, titullari kalon Covid-19 dhe rikthehet në stërvitje
Skuadra e Tiranës është duke vazhduar me stërvitjet para nisjes së sezonit 2022-2023 të Superiores.
Ditën e sotme skuadrës së “bardhebluve” i është bashkuar edhe sulmuesi kryesor Taulant Seferi, i cili kaloi Covid-19.
Megjithatë Seferi është duke zhvilluar stërvitje të diferencuar, pasi ende nuk është në formën e tij më optimale.
Teksa përveç tij, stërvitje të diferencuar po zhvillojnë edhe Limaj, Nikqi dhe Da Silva, për shkak të dëmtimeve.



