La Liga

Lajm i mrekullueshëm për Realin, Vinicius Junior betohet për Kushtetutën e Spanjës

Reali i Madridit ka marrë një lajm të mirë nga Ministria e Drejtësisë. Klubi “merengues” ka komunikuar me një shënim zyrtar se lojtari brazilian, Vinicius Junior, u betua për Kushtetutën spanjolle të premten e kaluar, më 2 shtator. Prandaj, që nga e premtja, anësori ka marr shtetësi edhe kombësi spanjolle dhe kështu nuk zë më një vend si futbollist ekstrakomunitar në formacion e Ancelottit.

Vinicius, i cili jeton në Spanjë që nga viti 2018, ishte ende duke pritur për pasaportën spanjolle. Ai kishte plotësuar kriteret e kërkuara me ligj për të marrë shtetësinë. Dy vite më parë ai dha dy provimet që kërkohen në procedurën e mëposhtme, një të spanjishtes dhe një të kulturës së përgjithshme të vendit. Së fundmi priste vetëm betimin në Kushtetutë për të marrë nënshtetësinë, diçka që ishte vonuar shumë më gjatë se sa pritej nga Real Madridi dhe që krijoi disa shqetësime në klub. Një procedurë që më në fund u zyrtarizua të premten e kaluar.

Reali i Madridit aktualisht ka dy futbollistë ekstrakomunitarë, brazilianët Rodrygo Goes dhe Eder Militao, të cilët po presin gjithashtu formalitetin e fundit për të marrë nënshtetësinë spanjolle.

Nënshtetësia e dyfishtë e Vinicius është, në çdo rast, një lajm i mrekullueshëm për Madridin, që mund të afrojë një tjetër lojtar jashtë BE-së, sidomos nga Amerika Latine, ku talentët nuk mungojnë kurrë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency