Lajm i rëndësishëm për tifozët e United, gati rinovimi i De Geas
Tifozët e Manchester United tashmë mund të marrin frymë lirisht, pasi portieri David De Gea është shumë pranë firmosjes së rinovimit të kontratës. Të paktën kjo është ajo që shkruajnë mediat në Ishull, duke shtuar se menaxheri i portierit, Jorge Mendes, dhe drejtuesit e klubit kanë arritur marrëveshje për firmën e re në kontratë, nga e cila spanjolli do të përfitojë rreth 400 mijë euro në javë.
Ende nuk bëhet e ditur se për sa vite do të firmosë 28-vjeçari, i cili ndodhet në “Old Trafford” që nga viti 2011, kur u ble nga Atletico Madridi. Kontrata aktuale e David de Geas përfundon në qershor dhe drejtuesit apo tifozëve të United i trembeshin faktit që spanjolli mund të largohej me parametër zëro në përfundim të sezonit.



