Featured

Lajm i trishtë për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta Arben Laze

Një lajm shumë i trishtë ka ardhur për komunitetin e sportit në Shqipëri teksa në orët e vona së të mërkurës, është ndarë nga jeta në moshën 53-vjeçare presidenti i Elbasanit, Arben Laze. Ky i fundit prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar si pasojë e problemeve kardiake dhe për fatin e keq në fund nuk ia ka dalë të fitojë betejën për jetën.
Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

Me president Lazen, Elbasani përjetoi edhe një gëzim të madh teksa në sezonin 2005-2006, ata festuan titullit të dytë në histori, ndërsa në krye të ekipit ishte trajner Ilir Daja. Por, tashmë një pjesë e rëndësishme e historisë së verdhebluve nuk është më, megjithatë Laze gjithnjë do të kujtohet për kontributin e tij për Elbasanin si dhe për sportin në Shqipëri.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency