Serie A

Lajm shokues për Atalantën, shoku i Gjimshitit me doping

Lajm i papritur për Serinë A e në veçanti për Atalantën, ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti. Futbollisti i bergamaskëve, José Luis Palomino, ka rezultuar pozitiv me doping pas një kontrolli të befasishëm. Mbas daljes së rezultatit, qendërmbrojtësi argjentinas është pezulluar menjëherë nga Gjykata Kombëtare e Antidopingut.

Partneri i Gjimshitit në repartin e pasmë, nuk ka mundur të justifikojë rezultatin e analizave të kryera nga Nado Italia gjatë grumbullimit me ekipin bergamask. Substanca e ndaluar e përdorur nga Palomino është Nandrolone, një lloj steroidi anabolik. Steroidet anabolike përfshijnë testosteronin dhe format (sintetike) të testosteronit të krijuara në laborator.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency