Futboll

Lajme blitz nga Premier League

Chelsea ofron 30 milionë Euro për Drinkëater.  “Blutë e Londrës” duket se janë shumë pranë akordit me Leicester City, për transferimin e mesfushorit 27-vjecarë. Kjo është oferta e dytë e bërë brënda pak javësh nga ana e kampionëve të anglisë. Duket se “Dhelprat” janë të gatshëm ta pranojnë propozimin, ndërkohë vetë Danny Drinkëater nuk ka nguruar ta shpreh hapur dëshirën e tij për t’iu bashkuar skuadrës së Chelsea-t.

Man.United parakalon Arsenalin në garën për Thomas Lemar. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, kur kanë mbetur dhe pak ditë nga fundi i merkato, United po përgatit dhe goditjen e fundit . Drejtuesit e “Djajve të Kuq” i  kanë paraqitur ofertën e tyre drejtuesve të Monacos, për mesfushorin francez, përsa i përket shumës së ofruar, ky detaj ende nuk dihet.  Ndërkohë që interes për të pasur në dispocizion shërbimet e Lemar është edhe Arsenali, por  duket se futbollisti preferon më shumë një kalim tek Man.United.

Tottenham i rikthehet pistës Ross Barklay. Fantazisti i skaudrës së Everton, prej kohësh nuk ka një marrëdhënie të mirë me drejtuesit e ekipit, ndërkohë që vetë ai, ka kërkuar hapur të largohet. 23-vjecari ka një kontratë me Everton,ndërsa  kontrata e tij  skadon më 2018. Spurs duket se kanë intesifikuar bisedimet me drejtuesit e Everton, për ta mbyllur  transferimin mesfushorit sa më shpejtë të jetë e mundur. Nga ana tjetër  tekniku i “Bluve” Ronald Koeman shpreson që cështja Barkley të përfundojë brënda kësaj jave.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency