Futboll

Lajme shkurt/Flamengo fiton Recopa Sudamericana, Leipzigu frikë për Forsberg

Superkupa e Amerikës Latine, ose siç njihet me emrin Recopa Sudamericana, shkon për Flamengon. Eklpi brazilian, që tashmë ka fituar titullin në Brazil dhe Kupën Libertadores regjistron titullin e tretë kontinental pas suksesit ndaj Independiente del Valle. Ndeshja e parë në Ekuador përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në Brazil nuk kishte histori, pasi Flamengo dominoi me rezultatin 3-0, me golat e Gerson dhe Gabriel Barbosas.

Leipzigu, në alarm jo vetëm Timo Werner. Sulmuesi tjetër, Emil Forsberg, dëshiron të provojë veten e tij në një kampionat prestigjoz si Premier League, ku klube si Man. United, Tottenhami, Evertoni dhe Leicesteri e ndjekin prej kohësh. 28-vjeçari ua ka bërë të ditur dëshirën drejtuesve të klubit për t’u larguar në verë, ndërsa shuma që kërkon klubi është të paktën 20 milionë euro. Në këtë sezon, sulmuesi suedez ka luajtur deri tani në 24 ndeshje me 9 gola të shënuar, ndërkohë që ofertat për të nuk mungojnë as nga Spanja dhe Italia.

Marseille kërkon përforcime të rëndësishme për sezonin tjetër, sidomos për repartin e sulmit.  Dr. Sportiv, Zubizarretta, po mendon të “rrëmbejë” nga rivalët e Rennes lojtarin më të mire në këtë sezon, M’baye Niang. Sulmuesi 25-vjeçar me golat e tij, plot 14 deri tani, po udhëheq Rennes në një sezon fantastik dhe deri tani janë të tretët në garë për një vend në Champions League. Kualifikimi në këtë event do ta vështirësonte shumë transferimin e Niang te Marseille, pasi klubi do të kishte të ardhura të mjaftueshme për të mos shitur më të mirët. Vlera e kartonit të sulmuesit ka arritur deri në 20 mln euro.

Florian Grillitsch mbetet nën vëzhgimin e disa klubeve të rëndësishme të Europës. Së fundmi, emisarë të Interit kanë vëzhguar paraqitjet e mesfushorit të Hoffenheimit, ku kanë mbetur të impresionuar nga lojtari austriak. 24-vjeçari është titullar i padiskutueshëm dhe ka një kontratë të gjatë deri në vitin 2022 me klubin gjerman që e vlerëson për momentin 25 mln euro. Interi e monitoron si pasuesin e mundshëm të Vecinos por për Grillitsch ka konkurrencë të forte, pasi ndiqet edhe nga Arsenali, Newcastle dhe Sevilla.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency