La Liga

Lajme të këqija nga Spanja: “Aguero ka vendosur të tërhiqet nga futbolli”

Sergio Aguero ka probleme në zemër dhe një gjë e tillë pritet ta detyrojë të tërhiqet nga futbolli. Lojtari i Barcelonës pësoi një aritmi kardiake në takimin e 30 shtatorit kundër Alaves.

Më 2 nëntor, Barcelona raportoi se sulmuesi argjentinas u ishte nënshtruar testeve dhe se do të kontrollohej për tre muaj me radhë për të parë nëse mund të vazhdonte të ushtronte profesionin e tij.

Rreth një muaj pas deklaratës zyrtare të klubit katalanase, lajmet që vijnë nga Spanja nuk janë aspak të mira. El Periodico shkruan se 33-vjeçari është koshient që nuk mund të luajë më në nivele të larta dhe ka vendosur të varë këpucët në gozhdë.

Media iberike bën të ditur se Aguero do e bëjë publik të mërkurën vendimin e tij për t’i dhënë fund karrierës futbollistike.

Disa ditë më parë, ish-shoku i skuadrës te Manchester City, Samir Nasry zbuloi për Canal + mesazhin që kishte marrë nga Aguero.

Sergio më ka dërguar një mesazh, duke më konfirmuar faktin që do të tërhiqet nga futbolli”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency