Kategoria Superiore

Partizani shkarkon Iulianon, në stol rikthehet sërish Starova

Pas një nisjeje aspak të mirë të sezonit, Partizani ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit Marc Iuliano, paraditen e sotme. Ky vendim ishte paralajmëruar që dje, menjëherë pas humbjes së ‘të kuqve’ me Kamzën, kur u njoftua edhe një takim mes presidentin Demi dhe Iulianos, paraditen e sotme.

Në vendin e Iulianos, presidenti Demi ka vendosur të rikthejë sërish Sulejman Starovën, trajnerin që mbylli sezonin e kaluar te Partizani dhe që zëvendëson gjithmonë trajnerët që dështojnë në drejtimin e të kuqve.

Aventura e Iulianos merr fund kështu bashkë me fazën e parë të Superligës, ndërsa në 9 javë, Partizani mori 3 fitore, 2 barazime dhe 4 humbje, duke grumbulluar 11 pikë në total.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency