Conference League

Lala: Të lumtur për finalen e Tiranës, ja kush janë favoritet e kompeticionit

Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti për fazën e 1/8-tave të Europa Conference League, kompeticioni më i ri europian dhe që finalen e parë do ta luajë në Tiranë, në stadiumin Air Albania. Në këtë formë, pjesë e shortit ishte edhe një legjendë e kombëtares së Shqipërisë si Altin Lala. Ish-mesfushori në një prononcim të shkurtër para se të niste “ankthi” i goglave, u shpreh i lumtur që një finale europiane do të luhet në Tiranë, ndërsa veçoi edhe tre skuadrat favorite sipas tij.

“Jemi shumë të lumtur që do të organizojmë një kompeticion të tillë në Tiranë. Europa Conference League, është një mundësi për skuadrat e vogla që të bëjnë mirë në këtë kompeticion të ri dhe të arrijnë suksese. Si favorite mendoj se Roma, Marseille dhe Leicester kanë diçka më shumë dhe mund të arrijnë larg”, u shpreh Lala.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency