Serie A

Lapadula: Lecce me tifozëri entuziaste, vendi ideal për t’u rikthyer në formë

Pas tre sezonesh mjaft të vështira, të kaluara mes Milanit dhe Genoas, Gianluca Lapadula i është bashkuar Lecces së sapongjitur në Serinë A, me bindjen se ka gjetur ambientin ideal për të tentuar ringritjen dhe për të “rregulluar marrëdhëniet me golat”.

“Sapo dëgjova për Leccen, pranova menjëherë, pasi këtu ka një entuziazëm shumë të lartë, që besoj se do të më ndihmoj të kthehem në formën time më të mirë. Dy vitet e fundit kam garuar për mbijetesë dhe kam fituar eksperiencë, që mund t’i vlejë edhe skuadrës”, tha sulmuesi 29-vjeçar.

Më pas Lapadula tregoi edhe aventurën e tij te Milani, por edhe dy vitet më pas me fanellën e Genoas, ku arriti të luajë shumë pak, për shkak të dëmtimeve që e shoqëruan në mënyrë të vazhdueshme.

“Pas atij sezoni mjaft të mirë te Pescara, vuajta jo pak te Milani, kjo edhe për shkak të problemeve fizike. Shqetësime pata në mënyrë të vazhdueshme edhe te Genoa, por tani jam mirë dhe shpresoj të bëj më të mirën për veten dhe skuadrën”, tha sulmuesi.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency