Laporta “i fiksuar” me Haaland, aludohet për takim sekret në Mynih
Gjërat kanë ndryshuar te Barcelona e tashmë situata duket se po shkon drejt stabilizimit, me katalanasit që tashmë po mendojnë për edicionin e ardhshëm. Trajneri Xavi kërkon që të ndërtojë një skuadër kompetitive dhe objektivi kryesor në dritaren verore të transferimeve do të jetë Erling Haaland.
Vetë presidenti Joan Laporta e ka në listën e tij të dëshirave norvegjezin e do të bëjë çmos që të transferojë në “Camp Nou”, edhe pse e di mirë se do të ketë një konkurrencë të jashtëzakonshme, me real Madrid dhe Manchester City që janë më të favorizuara për shkak se kanë luksin që ta joshin në aspektin financiar.
Laporta ka kohë që diskuton me Mino Raiola, agjentin e lojtarit dhe raportet e mira mes tyre mund të kenë ndikim në zgjedhjen e sulmuesit, që po shkëlqen me fanellën e Dortmund. Mediat spanjolle shkojnë deri në pikët që aludojnë për një takim të mundshëm në Mynih mes lojtarit dhe numrit një të Barcelonës.
Një lajm i tillë nuk është përgënjeshtruar nga kampi katalanas, ndërsa është theksuar se presidenti ka pasur disa takime dhe në Londër, ku objektiv është Andreas Christensen.
Financat janë ende një temë delikate, e për këtë situata është marrë vetë në dorë nga Laporta, i cili kërkon që të luajë kartat e tij për të plotësuar dëshirat e trajnerit Xavi, por në anën tjetër çmenduria nuk do të ketë, por e sigurt është që do të ketë një duel në distancë mes Realit dhe Barcelonës, për ta zhvendosur përballjen e tyre krahas fushës dhe në merkaton e verës, për të cilën pritshmëritë janë mjaft të larta.



