Gossip

Lara Gut në Selanik për Behramin (Foto)

Skiatorja zvicerane, Lara Gut dhe futbollisti me origjinë nga Kosova, Valon Behrami vijojnë të shijojnë dashurinë e tyre.

Pasditen e të premtes, 31-vjeçarja ka udhëtuar drejt Selanikut, për të ndjekur nga shkallët e stadiumit, performancën e të dashurit të saj në miqësoren mes Greqisë dhe Zvicrës.

Sfida përfundoi me rezultatin 0-1 dhe u vendos gjithashtu nga një lojtar me origjinë shqiptare, pikërisht fantazisti nga Tetova, Blerim Xhemajli.

Valon Behrami zyrtarizoi para pak javësh divorcin pas 12 vitesh nga ish gruaja e tij, ndërsa javën e kaluar skiatorja zvicerane pranoi lidhjen me futbollistin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency