Spanjë

Larg PSG-së? Ja ku mund të luajë Di Maria sezonin e ardhshëm

Më 30 qershor kontrata e Angel Di Marias me klubin e Paris Saint-Germain përfundon dhe argjentinasi do të mund të largohet si lojtar i lirë.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, emri i mesfushorit lidhet me një kalim të mundshëm te Barcelona, Atletico Madrid apo Benfica, që ka shfaqur interes së fundmi, por edhe mundësia e rinovimit të kontratës me PSG-në nuk mund të përjashtohet plotësisht.

Megjithatë duke parë se mundësia e rinovimit është shumë e vogël dhe në të njëjtën kohë duke parë mungesën e interesit të shfaqur ndaj këtij fakti te PSG-ja, Di Maria është duke i marrë seriozisht në konsideratë klubet që janë duke e vëzhguar.

Ai do të pëlqente të qëndronte në Europë përpara kalimit të fundit te Rosario, klubi ku argjentinasi nisi karrierën e tij. Pavarësisht se klubet që kanë shfaqur interes për mesfushorin janë disa, Di Maria duket se pëlqen më shumë Barçën dhe një kalim aty do e gëzonte.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency