Largimet e para te Dinamo, tre lojtarët rikthehen te Apolonia
Dy sulmuesit Rimal Haxhiu dhe Redon Mihana si dhe portieri Romeo Harizaj janë rikthyer te Apolonia, pasi përfunduan huazimin te Dinamo.
Haxhiu ka qenë vazhdimisht titullar te kryeqytetasit gjatë këtij sezoni, ndërsa Mihana shpesh herë i ka nisur ndeshjet nga stoli, Harizaj nga ana tjetër mbajti rolin e titullarit derisa në skenë doli 17-vjeçari Simon Simoni, që ia mori vendin 23-vjeçarit.
“Blutë” e kryeqytetit u rrëzuan në Kategorinë e Parë pas vetëm një sezoni në Abissnet Superiore, ku nuk ia dolën që të mbijetonin.
Dinamo e mbylli këtë sezon në vend të nëntë me vetëm 29 pikë të grumbulluara në 36 ndeshje, ndërsa Apolonia nga ana tjetër përfundoi në vendin e katërt në renditjen e Kategorisë së Parë, mee 51 pikë, me fierakët që u përballën me Korabin në play-off, por u mundën dhe nuk ai dolën të shkonin në finalen ndaj Egnatias, për të siguruar një vend për sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.



