Largimi i Haaland? Dortmund gjen zëvendësuesin te Chelsea
Borussia Dortmund po ndjek me vëmendje sulmuesin e Chelsea-t dhe Gjermanisë, Timo Werner, si një zëvendësues të mundshëm për Erling Haaland, nëse ky i fundit do vendosë të largohet.
“Sky Germany” raporton se Dortmundi ende nuk ka hyrë në negociata konkrete me Chelsea-n, por klubi i Bundesligës së fundmi ka pasur kontakte me agjentin e Werner, Volker Struth, për nënshkrimin e Niklas Sule, i cili është një nga klientët e tjerë të tij.
Sidoqoftë, duket e dyshimtë që Dortmundi do të ishte në gjendje dhe i gatshëm të paguante paratë e kërkuara nga Chelsea për të kaluar Werner në “Signal Iduna Park”, nëse ai do të ishte i interesuar për një rikthim në Bundesligë.
Dy vjet më parë, Chelsea vuri në tryezë 53 milionë euro për të marrë Werner nga RB Leipzig me një kontratë që zgjat deri në vitin 2025 dhe nga e cila lojtari merr si pagë 16 milionë euro në sezon.



