Angli

Largimi i Juan Mata-s, rikthen Bruno Fernandes te numri i preferuar

Tani është zyrtare, Bruno Fernandes do të veshë fanellën me numër 8 për sezonin e ri te Manchester United.

Mesfushori portugez kishte veshur fanellën me numër 18 te “Djajtë e Kuq” që nga ardhja e tij nga Sporting-u në janarin e vitit 2020.

Megjithatë, ai e kishte vendosur “syrin” në numrin e tij të preferuar dhe më në fund ka mundur ta marrë atë.

Bruno e pranoi se kishte shprehur dëshirën për numrin 8, por Juan Mata nuk pranoi ta “dorëzonte” dhe tashmë portugezi do të mbajë këtë numër pasi spanjolli i ka dhënë lamtumirën Manchesterit.

Fernandes ka veshur fanellën me numër 8 te Udinese, Sportingu dhe te kombëtarja e Portugalisë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency