La Liga

Largimi i Messit, Aguero: Mendova se kishin hakeruar Barcelonën, s’po e besoja!

Sergio Aguero ka një miqësi të madhe me Leo Messin. Ish-sulmuesi i njohur argjentinas, i cili u detyrua të tërhiqej nga futbolli në moshën 33-vjeçare për shkak të problemeve në zemër, i është rikthyer verës së vitit të kaluar, kur “pleshti” u largua nga Barcelona pas një jete në “Camp Nou”.

Kur mora vesh largimin e Messit drejt PSG-së më shkoi mendja se dikush kishte hakuar rrjetet sociale të Barcelonës! Mendova se ishte një shaka… Pashë telefonin dhe thashë:Joo, të jetë vallë e vërtetë?’ Më pas lexova komunikatën zyrtare të Barcelonës.

Akoma nuk po e besoja, isha i bindur se ishte e pamundur. Prita edhe pak, por komunikata zyrtare ishte akoma aty. Më në fund u binda që nuk bëhej fjalë për ndonjë haker, largimi i Messit ishte një lajm i vërtetë”, deklaroi “El Kun”.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency