Serie A

Largimi i Monchit, Roma kërkon rikthimin e Sabatinit

Pas largimit të drejtorit sportiv, Ramón Rodríguez Verdejo, i njohur ndryshe si Monchi, Roma është vënë në kërkim për të plotësuar vendin e lënë bosh nga spanjolli.

Zëvendës presidenti Mauro Baldissoni ka nisur menjëherë bisedimet me Walter Sabatinin, duke i propozuar këtij të fundit rikthimin te verdhekuqtë, pas eksperiencës së tij të pare që zgjati nga viti 2011 deri në 2016.

Sabatini, i cili momentalisht është përgjegjësi i zonës teknike te Sampdoria, për të pranuar ofertën e kryeqytetasve ka kërkuar garanci të mëdha dhe çek të bardhë për merkaton e verës.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency