Featured

Largohet nga Greqia, mbrojtësi i Kombëtares gjen strehë në Portugali

Enea Mihaj lë Greqinë për Portugalinë. Mbrojtësi i Kombëtare Shqiptare largohet pas tri sezonesh nga PAOK-u për t’iu bashkuar skuadrës e elitës së futbollit portugez, Famalicao. 24-vjeçari ka firmosur kontratë trevjeçare.

“Vij me ambicie të mëdha te Famalicao dhe shpresoj të jem në gjendje të ndihmoj klubin për të arritur objektivat. Shpresoj të përshtatem shpejt që të bëhem një element i rëndësishëm brenda grupit. Kam parë ndeshje e Famalicaos dhe më gëzon fakti që shoh stadiumin plot dhe pasionin që tregojnë tifozët”, deklaroi mbrojtësi shqiptar për faqen e klubit të ri. Famalicao e ka nisur keq kampionatin në Portugali, pasi ka pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para, duke u renditur në vendin e fundit.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency