Futboll

Largohet Vanoli, vendin e tij e merr ish-trajneri i Baselit

Paolo Vanoli nuk është më trajneri i Spartak Moscow. Trajneri italian ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit rus.

I mbërritur në pankinën e Spartak më 17 dhjetor 2021, Vanoli fitoi Kupën e Rusisë më 29 maj në finalen kundër Dinamo Moscow. Arsyeja e ndarjes nga Spartak nuk është bërë publike. Përtej këtij largimi Spartak e ka falënderuar teknikun për punë e bërë.

Vanoli e filloi karrierën e tij si trajner në ekipet kombëtare e të rinjve italianë dhe më pas fitoi përvojë si ndihmës trajner në skuadrat e Chelsea dhe Inter.

Vendin e tij do e marrë Guillermo Abascal, i cili në vitin 2020 ishte në krye të pankinës së Ascolit për një kohë të shkurtër. Në gjysmën e dytë të sezonit të sapo përfunduar, ai drejtoi Baselin në Zvicër.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency