Ligue 1

Largoi argjentinasin Sampaoli, Marseille prezanton trajnerin e ri

Olympique Marseille ka zyrtarizuar trajneri e ri pas largimin të Jorgo Sampaoli. Igor Tudor do të drejtojë klubin francez në dy vitet e ardhshme dhe presidenti Frank McCourt është shprehur shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes me trajnerin Kroat.

“Mendoj se kemi gjetur atë që na nevojitet te Igor Tudor dhe jam i lumtur ta mirëpres atë në klubin tonë. Igor është një njeri luftarak, siç e ka treguar gjatë gjithë karrierës së tij, si trajner dhe si lojtar. Jam i bindur se ai do të ndihet si në shtëpinë e tij në Marseille. Përvoja e tij si trajner me Galatasaray, PAOK dhe si lojtar me Juventusin e bën atë të jetë i përgatitur për nivelin e pasionit që përcakton dhe bashkon klubin tonë dhe qytetin. Por mbi të gjitha, siç dëshmoi së fundmi me Veronën, Igor është një lider i vërtetë që ofron një vizion të guximshëm të futbollit, i cili nuk i shmanget asnjë sfide dhe që është i vendosur të ndjekë përsosmërinë”, u shpreh McCourt.

Jorgo Sampaoli u largua nga klubi javën e kaluar duke rënë në dakortësi me drejtuesit e klubit. Argjentinasi e mori detyrën në shkurtin e vitit 2021, dhe e udhëhoqi skuadrën drejt vendi të dytë në ligën e parë franceze sezonin e kaluar dhe siguroi një vend në Champions League përpara se të largohej nga ekipi.

Trajneri i ri 44-vjeçari Tudor zhvilloi një sezon pozitiv në Itali me Hellas Verona ku në Seria A sezonin e fundit ai e mbylli në vendin e nëntë dhe tashmë do të provojë një eksperiencë të re në Francë me Olympique Marseille.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency