Futboll

Largoi më të mirin, por Racing Club shpallet kampione e Argjentinës!

Në verë Racing Club humbi sulmuesin e saj kryesor dhe një prej lojtarëve më të mirë që ka prodhuar akademia e klubit nga Avellaneda në këto vitet e fundit, pikërisht Lautaro Martinez që tashmë po mban mbi shpatullat e tij sulmin e Interit, por kjo nuk e pengoi skuadrën e trajnerit Eduardo Coudet të zhvillonte një kampionat perfekt dhe të fitonte për herë të 18-të titullin kampion në Argjentinë, trofe që u sigurua një javë përpara fundit dhe që bëri të shpërthente në festë një qytet i tër për një titull të merituar plotësisht, me Racing që në 24 ndeshje ka grumbulluar 56 pikë, 4 në shumë se Defensa y Justicia.

Dje Racingu luante në fushën e Tigres dhe i duhej fitorja, për të shmangur finalen në javën e fundit kundër Defensa y Justicia, por barazimi 1-1 në fund mjaftoi, sepse edhe Defensa u ndal te barazimi në fushën e vet, nga Union de Santa Fe.

Katër pikë avantazh, një ndeshje e mbetur, tashmë pa vlerë, ndaj në Avellaneda ka plasur festa, për një titull të merituar si rrallë ndonjëherë, duke kryesuar nga fillimi deri në fund, duke shkëlqyer në çdo drejtim, me një organizim perfekt, mbrojtje çeliku dhe dy sulmues “bisha” si Cvitanich dhe veterani Lisandro Lopez, kapiten dhe golashënues.Mijëra tifozë vërshuan në rrugët e Buenos Aires, duke shkuar te Obelisco, një monument tradicional ku zakonisht festohen arritjet e mëdha sportive.Duke mos llogaritur titujt para Luftës së Dytë Botërore, kampionati i këtij sezoni është i nënti që Racing fiton në historinë e vet, në futbollin profesionist (1949, 1950, 1951, 1958, 1961, 1966, 2001, 2014, 2018/19).

https://twitter.com/RacingClub/status/1112686499567452161

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency