Las Palmas ëndërron David Silvan
Las Palmas projekton rikthimin e David Silvës në La Liga. Mesfushori i La Rojas nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën se dëshiron ta mbyllë karrierën në Spanjë pikërisht te Las Palmas skuadra e vendëlindjes së tij.
Silva ka edhe 2 vite kontratë me Manchester City, por drejtuesit e klubit nga Ishujt Kanarie po punojnë për ta bindur 31-vjecarin të transferohet në Spanjë në këtë merkato ose verën e ardhshme.



