La Liga

Las Palmasi “fiket” në pjesën e dytë, Villarreali i shënon 4

Skuadra e Villarrealit shkatërroi 4-0 në “Estadio de la Ceramica” Las Palmasin për javën e 9-të të Primera Division. “Ishullorët” mundën të rezistonin për mrekulli gjatë 45 minutave të para, por u shpërfytyruan gjatë fraksionit të dytë, duke e nxjerrë plot katër herë topin në rrjeta. Në minutën e 48-të e zhbllokoi takimin Bakambu, ndërsa në të 65-ën Mario Gaspar i dha epërsinë e dyfishtë “Nëndetëses së Verdhë”. Por vendasit nuk u mjaftuan me kaq, sepse Navarro shënoi autogol në portën e tij në të 67-ën, para se të mbyllte llogaritë në kohën shtesë Sansone. Më këtë fitore Villarreali ngjitet në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Las Palmasi mbetet në zonën e ftohtë me vetëm 6 pikë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency