Kategoria Superiore

Latifi: Një moment u frikësova kur u bë 3-2, Tirana është larg …

Liridon Latifi zhvilloi ndaj Teutës (4-2) një nga ndeshjen më të mira me fanellën e Vllaznisë. I vlerësuar si më i miri i ndeshjes, 28-vjeçari, në “Gol pas Goli”, theksoi:

“Bëmë tre gola dhe ndoshta menduam që ka marrë fund. Futbolli na tregon që nuk është kështu. Teuta na bëri dy gola dhe na vuri në vështirësi, derisa shënuan të katërtit. Goli im? Ishte marrje me të djathtën, e ktheva për të majtën dhe godita. Topi kaloi poshtë këmbëve të kundërshtarit, ndoshta portieri nuk e priste që do ta godisja. Shpresoj të shënoj sa më shumë.”

Tirana e shkëputur: “Nuk e di çfarë të them, Tirana ka shkuar shumë pikë para. Mendoj se kemi gabuar me ekipe të vogla, gjë që një kampion nuk duhet ta bëjë. Duhet të vazhdojmë me këtë ritëm, kemi zhvilluar një lojë të mirë me vertikalizime dhe shpejtësi. Do të vëmë në vështirësi çdo kundërshtar.

Kombinon më mirë me Djurdjevicin: “Nuk e di, po jua lë juve vlerësimin.

Rigjetja e formës: Kampionati shqiptar të bën të ndihesh mirë, kjo ka qenë arsye që u ktheva. Nuk është gjithçka të shënosh, duhet të zhvillosh ndeshje të mira. Shpresoj të kënaq klubin, sepse këta kanë paguar për mua.

Frika për humbjen: “Ishte ndeshje e hapur nga të dyja skuadrat, kur u bë 3-2 në disa momente po mendoja se mos po bëhet diçka e shkon 3-3. Shyqyr Zotit, bëmë golin e katërt dhe fituam.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency