Lazio blindon Luis Alberton, i rinovon kontratën
Kohë rinovimesh te Lazio. Pas Correas e Caicedos drejtuesit duan të “blindojnë” edhe të ardhmen e Luis Albertos i cili është një lojtar tepër i rëndësishëm për trajnerin Inzaghi dhe skuadrën bardhekaltër. Spanjolli ka një kontratë deri në vitin 2022 dhe rinovimi i fundit mes palëve daton një vit më parë dhe strategjia e Igli Tares është përmirësimi i kontratave me të gjithë xhevahirët e skuadrës. Luis Alberto pritet të hedhë firmën në kontratën e re deri në vitin 2024 dhe me pagë të përmirësuar në 2.5 milionë euro neto në vit.



