Futboll

Lazio ‘blindon’ Thomas Strakoshën, rinovon deri në 2022-shin

Tani është zyrtare, Lazio blindon Thomas Strakoshën deri në vitin 2022. Lojtari shqiptar, që këtë sezon e ka nisur si titullar, tashmë ka hedhur të zezën mbi të bardhë, duke zgjatur kontratën me klubin bardhekaltër.

Pas shumë muajve bisedime, palët janë ulur duke gjetur gjuhën e përbashkët për ta zgjatur edhe më shumë kontratën aktuale. Në komunikatën zyrtare, nuk bëhen të ditura shifrat e kontratës që do të skadojë më 30 Qershr të vitit 2022, por theksohet se termat ekonomikë me numrin 1 të portës bardhekaltër, janë përmirësuar ndjeshëm dhe ai do të përfitojë një shumë të konsiderueshme për të vazhduar rrugën me projektin e klubit bardhekaltër, ku këtë sezon është transfrmuar në një hero të vërtetë me pritjet vendimtare.

Strakohsha është portieri me mesataren më të lartë të pritjeve për ndeshje madje në shumë raste ai ka rezultuar vendimtar në rezultatet e këtij sezoni. Bashkë me portierin shqiptar, Lazio komunikon edhe rinovimin me qendërsulmuesin Ciro Immobile për të njëjtin afat. Lojtari italian do të përfitojë 2.5 milionë plus bonuset e lidhura me paraqitjet e tij.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency