Lazio dhe Napoli nisin punën për një shkëmbim të bujshëm në mesfushë
Piotr Zielinski te Lazio dhe Luis Alberto te Napoli. Ky është shkëmbimi i bujshëm që po merr jetë në Serinë A, me Maurizio Sarrin që dëshiron me çdo kusht polakun te bardhekaltrit.
Zielinksi ka humbur jo pak nga shkëlqimi i tij nën drejtimin e Spallettit dhe dëshiron të ndërrojë ambient, ndërsa situatë të njëjtë ka edhe spanjolli i Lazios, që nuk përshtatet me skemat e Sarrit dhe është i vendosur të largohet.
Megjithatë së fundi të dy klubet kanë nisur negociatat për një shkëmbim kokë më kokë mes dy mesfushorëve, që mund të rilindin sërish duke ndërruar ambient gjatë verës.
Zielinksi ka shkëlqyer kur Sarri ishte te Napoli dhe është gati të bëjë të njëjtën gjë edhe te Lazio, aty ku trajneri sapo rinovoi kontratën deri në 2025-ën, ndërsa Luis Alberot do të ketë mundësi të luajë sërish në rolin e tij të preferuar, atë të fantazistit në skemën 4-2-3-1 që përdor Spalletti.



