Serie A

Lazio “ndien peshën e Europës”, ndalet në barazim ndaj Sassuolos

Lazio nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Reggio Emilias ndaj Sassuolos, duke shpërdoruar një mundësi për t’u rikthyer në zonën Champions të renditjes.

Bardhekaltrit e Simone Inzaghit gjetën avantazhin që në minutën e 8’ me anë të mesfushorit Marco Parolo, por vendasit rikthyen baraspeshën vetëm 7 minuta më vonë, pas golit të mbrojtësit Ferrari.

Pjesa e mbetur e takimit të zhvilluar në “Mappei Stadium”, pa Sassuolon që të ishte më kërkuese, ndërsa te Lazio peshoi lodhja e Europa Leagues, duke bërë që të mos merrte më shumë se një pikë në këtë sfidë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency