Serie A

Lazio prek Championsin me Milinkovic-Savic

Lazio nuk gabon dhe prek Championsin. Pavarsisht dëmtimit të Ciro Immobiles në minutat e para dhe penalltisë së humbur nga Luis Alberto, skuadra e Simone Inzaghit mposhti 1-0 Torinon në transfertë me një gol të mesfushorit serb Milinkovic-Savic në pjesën e dytë duke barazuar Romën në kuotën e 70 pikëve por mbi të gjitha duke e çuar në +4 diferencën nga Interi i vendit të 5-të. Një fitore me shumë peshë kjo për Lazio që tashmë është më pranë kualifikimit në grupet e Champions League për sezonin e ardhshëm. Një paraqitje tejet pozitive bëri Thomas Strakosha në këtë sfidë me portierin shqiptar që ndali disa tentativa të lojtarëve vendas.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency