Lazio vetë 1 pikë me Atalantën, Championsi në rrezik serioz
Hap i gabuar edhe i Lazios që barazoi 1-1 me “Olimpico” me Atalantën, duke rritur shpresat e Interit për zonën Champions. Tashmë diferenca mes bardhekaltërve dhe Interit është vetëm 2 pikë, çka do të thotë se për vendin e katërt mund rezultojë vendimtare përplasja direkte në javën e fundit Lazio – Inter. Sa i përket kronikës së sfidës, ku përballë ishin dy portierët shqiptarë, Thomas Strakosha dhe Etrit Berisha, për bergamaskët realizoi Barrow që në minutën e 2-të, ndërsa në minutën e 24-t barazoi Caicedo, me rezultatin që mbeti i pandryshuar gjatë pjesës së mbetur të lojës.
Në takimet e tjera Chievo fitoi 2-1 me Crotonen, Fiorentina mposhti 2-3 Geoan, ndërsa Spali iu imponua 2-0 Beneventos.



