Lë pas dëmtimin në kohë rekord, Broja titullar kundër Tottenhamit
Lajme të mira për futbollistin e Kombëtares Shqiptare, Armando Broja. Edhe pse u dëmtua në sfidën e FA Cup kundër Coventry-t, pak ditë më parë, duket se 20-vjeçari është riaftësuar në kohë rekord, madje trajneri gjerman i Southamptonit, Hasenhuttle, e ka përfshirë në formacionin titullar në sfidën me Tottenhamit, që nis në orën 20:45.
Kujtojmë që Broja është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Southamptonit, pasi ka shënuar 5 gola në sfidat e Premier League-s.




