Lë pas edhe Salah, ky është lojtari më i shpejtë i Premier League
Mbrojtësi i Chelseat, Antonio Rudiger ka rezultuar të jetë lojtari më i shpejtë i këtij sezoni të Premier League. Lojtari që shumë shpejt mund të mos jetë më pjesë e “bluve” pasi i përfundon kontrata në verë, ka lënë pas edhe yllin e sulmit të Liverpool, Mohamed Salah.
Konsideruar si një nga mbrojtësit më të mirë të ligës, gjermani ka arritur një shpejtësi prej 36.7 km/orë në ndeshjen e Chelseat kundër Brighton.
Ishi i Bayern Munich ndiqet më pas nga Salah dhe Adama Traore që kanë arritur të dy shpejtësinë e 36.6 km/orë.

Chelsea do të kishte një humbje të madhe në mbrojtje pas largimit të Rudiger, i cili gjatë këtij sezoni ka luajtur në plot 42 ndeshje në të gjitha kompeticionet.
Klubi synon ta bëjë gjermanin mbrojtësin më të paguar me një pagë prej plot 200 mijë paundësh në javë, megjithatë vazhdimësia e tij në Londër do të varet pas takimit të përfaqësuesve të palëve, për të parë nëse Chelsea është e gatshme për të plotësuar kërkesat e Rudiger. Në të kundërt, interes të lartë për 29-vjeçarin kanë shprehur PSG-ja, Bayern, Real Madrid e Juventus.



