Formula 1

Leclerc: Me Verstappen do të jetë betejë e bukur, megjithatë provoj shkëputjen

Me Lewis Hamilton dhe Mercedes që kanë humbur disi ritmin, duket se sezoni i ri do të jetë një betejë e vërtetë mes Charles Leclers dhe kampionit në fuqi Max Verstappen, të cilët kanë treguar rivalitet të jashtëzakonshëm në dy garat e para.

Sfida e radhës do të jetë mëngjesin e të dielës në Australi, me Leclerc që do të niset i pari dhe menjëherë pas tij, Verstappen, ndërsa piloti francez i Ferrarit ka folur pas kualifikueseve, duke premtuar betejë.

“Në provat zyrtare dhashë 200% dhe për fat të mirë ia dola të fitoj “pole-position”-in e dytë sezonal. Me Verstappen do të jetë një betejë e vërtetë, por do të garoj me kokën lart dhe do të jem agresiv që në fillim. Më vjen keq për Sainz, pasi do të doja të ishim të dy në krye, por gjithsesi jam i përqendruar te gara ime, pasi dua të krijoj sa më shpejt një shkëputje”, u shpreh Leclerc.

Çmimin e Madh të Australisë do të mund ta ndiqni live edhe në Digitalb, në kanalin RTSH Sport.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency